Vëllai i ish-ministrit Jabllanoviq u arrestua për drogë në veturën e Qeverisë serbe
dp

Lexo edheKina dërgon raketa balistike në afërsi të kufirit rus

Policia serbe ka arrestuar Marko Jabllanoviqin, vëllain e ish-ministrit për Kthim të Qeverisë së Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, mbi dyshimet për tregti me drogë, njofton portali informativ serb “Kurir”.
Në kohën e arrestimit, Jabllanoviq ndodhej në veturën zyrtare të ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale të Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, transmeton Gazeta Express.
Detaje të tjera rreth rrethanave të arrestimit të tij nuk janë bërë të ditura. /Express/

Lexo edheKina dërgon raketa balistike në afërsi të kufirit rus