back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeVëllai 14-vjeçar i plagosur i Ekrem Hysenit, dëshmia të cilën ia kërkoi...

Vëllai 14-vjeçar i plagosur i Ekrem Hysenit, dëshmia të cilën ia kërkoi dje Bulliqi në debat

Të ngjajshme

“Dëshmi spektakulare”, Krasniqi: James Rubinit rrezoi përtokë pretendimet e prokurorisë

Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar lartë dëshminë e ish-diplomatit...

Edi Rama publikon pamje të prishjes së terasave në Shëngjin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video...

Pajtohen Edi e Driloni? Veprimi i fundit nxit dyshime

Miqësia mes Edit dhe Drilonit, dy prej emrave më...

KQZ: Fillon votimi me postë për votuesit jashtë Kosovës në Zgjedhjet Lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga sot...

Vëllai i Ekrem Hysenit i plagosur si 14-vjeçar, dëshmia që s’mund të mohohet as nga Shpejtim Bullqini që e kërkoi fotografi pa fije turpi Debati gjatë së martës mes kandidatëve për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi nga Vetëvendosje dhe Ekrem Hysenit nga LDK, ka eskaluar deri në personale nga Bulliqi.

Bulliqi, duke vënë në dyshim statusin e vëllait të Hysenit si invalid lufte, kërkoi paturpësisht që kjo të dëshmohej “me fotografi”. Por fotografia e publikuar të mërkurën, ka rrëzuar përfundimisht pretendimet e Bulliqit.

Në të shihet qartë Agroni, vëllai i Ekrem Hysenit, vetëm 14 vjeçar në atë kohë, i plagosur rëndë në këmbë në Koliq, më 18 prill 1999. Sakrifica e familjes Hyseni nuk ndalet këtu.

Të plagosur po atë ditë në Koliq kanë mbetur edhe babai, nëna dhe motra 12-vjeçare e Ekrem Hysenit.

Vetëm një ditë më vonë, më 19 prill 1999, tragjedia u bë edhe më e rëndë: vëllai tjetër, 22-vjeçar, Muharrem Hyseni, u vra nga forcat serbe. Në këtë kontekst, deklaratat përçmuese të Bulliqit nuk janë thjesht një fyerje personale, por një fyerje ndaj të gjithë invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve. Fotografia dhe dëshmitë e 18 dhe 19 prillit 1999 në Koliq janë përgjigjja më duhur ndaj gjuhës përbuzëse të Bulliqit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz