Ikën pas kërkesës për ndalim, në veturë u gjendet armë zjarri dhe drogë
dp

Lexo edhePas Rubinit, mbrojtja do të thërrasë dëshmitarin e radhës pas 10 minutash

I njëjti nuk ishte ndalur, por kishte vazhduar me shpejtësi, dhe më pas patrulla policore ishte detyruar të fillonte ndjekjen deri në fshatin Mullopoc të Shtimes.
“Në një zonë malore, tre persona që dyshohej se ndodheshin në veturë, e kanë braktisur atë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.”
“Gjatë kontrollit të veturës, policia ka gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri (pistoletë) me pesë fishekë dhe një sasi të vogël substance të dyshuar narkotike të llojit marihuanë,” thuhet në njoftim.

Lexo edhePas Rubinit, mbrojtja do të thërrasë dëshmitarin e radhës pas 10 minutash
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e stacionit policor, të cilët kanë tërhequr automjetin dhe kanë bërë konfiskimin e armës dhe të substancës së dyshuar narkotike.
Rasti është duke u hetuar, ndërsa policia po punon në identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.