back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeVehbi Kajtazi në protestë, tregon arsyen pse e sulmuan (VIDEO)

Vehbi Kajtazi në protestë, tregon arsyen pse e sulmuan (VIDEO)

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, pas sulmit ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, është duke mbajtur një protestë  në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbrojtje të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve, raporton “Zeri.info”.

E i pranishëm aty është edhe Vehbi Kajtazi, i cili u sulmua dje. Ai më këtë rast ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.

Kajtazi po ashtu ka thënë se sulmi ndaj tij ishte i lidhur me disa shkrime që a i kishte bërë në kohët e fundit.

Ai ka thënë se sulmuesit nuk janë njerëz të thjeshta, por sipas Kajtazit ata janë njerëz të lidhur më politikën dhe pushtetin, për të cilët ai thotë se po tentojnë të ndalin punën e gazetarëve.

“Unë dje jam sulmuar, para dy muajve është sulmuar kolegu im Parim Olluri. Muaj më herët janë sulmuar kolegë të tjerë. Shqetësuese është që ky presion është kthyer në sulme fizike. Problemi është që këta nuk janë njerëz të thjesht. Por, janë të lidhur me politikën, njerëz të lidhur më pushtetin, të cilët po donë që ta ndalin punën tonë. Sulmi ndaj meje është i lidhur me disa shkrime që unë kam shkruar para disa javë. Fatmirësisht personi është identifikuar. Ky sulm nuk ka ndikuar dhe nuk ndikon në punën time, përkundrazi unë do të vazhdoj të shkruaj akoma”, ka thënë Kajtazi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz