Vedat Murqi me një mesazh falënderus ndaj tifozëve pas koreografis së djeshme
dp

Lexo edheRasti “escort” në Milano, zbulohen disa emra futbollistësh të njohur që ishin “klientë”

Vedat Muriqi padyshim se është një prej idolëve të tifozëve të Mallorcas, e kjo u pa më së miri dje, në ndeshjen kundër Valencias.
Para fillimit, tifozët e Mallorcas shpalosën një koreografi kushtuar sulmuesit kosovar, ku shkruhej “Ishulli i piratit”, shkruan IndeksOnline.
Një ditë më pas, Muriqi i falënderoi për mbështetjen e treguar gjatë këtij sezoni, duke dërguar edhe një mesazh se do të luftojë deri në fund, bashkë me shokët e skuadrës për të mbajtur Mallorcan në elitën e futbollit spanjoll.
“Një nga ditët më të paharrueshme të karrierës sime, mbështetja juaj ka qenë thelbësore për mua këtë sezon. Thjesht faleminderit për gjithçka!!

Lexo edheRasti “escort” në Milano, zbulohen disa emra futbollistësh të njohur që ishin “klientë”
6 finale, të bashkuar, të fortë dhe të luftojmë më shumë se kurrë!!!”, ka shkruar Muriqi.
Sulmusi kosovar, javën e kaluar hyri në histori, si golashenuesi më i mirë i Mallorcas, duke arritur shifrën e 55 golave, derisa renditet i dyti aktualisht në listën e golashenuesve të La Ligas këtë sezon, me 21 gola, tre më pak se Kylian Mbappe./IndeksOnline/