Vedat Muriqi pritet të jetë në formacionin titullar ndaj Çorum-it.
dp

Lexo edhe“Albanian Psycho” nuk njeh rivalë, shqiptari merr fitoren e dytë në BKFC

Sipas mediumit turk Fanatik, trajneri i ri Emre Belozoglu ka vendosur t’i besoj sulmuesit Vedat Muriqit nga minuta e parë.
Muriqi së fundmi ishte protagnisti kryesor i ndeshjes në Ligën e Kampionëve me golin ndaj Liverpoolit, ndërsa në Superligë të Turqisë ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë një asist, me një vlerësim mesatar prej 7,3, shkruan Indeks Online,
Corum FK pret Fenerbahçen në stadiumin “Corum Stadyumu” për raundin e 11-të të Super Ligës nga ora:14:00

Lexo edhe“Albanian Psycho” nuk njeh rivalë, shqiptari merr fitoren e dytë në BKFC
Corum FK renditet në vendin e tetë në kampionat me 16 pikë. Në ndeshjen e fundit të ligës, skuadra fitoi 3-1 në transfertë kundër Erzurumspor FK. Në pesë ndeshjet e fundit, ata kanë regjistruar tri fitore dhe dy humbje.
Fenerbahçe ndodhet në vendin e shtatë me 16 pikë. Në ndeshjen e fundit të ligës, skuadra pësoi një humbje 1-2 në transfertë ndaj Goztepes. Në pesë ndeshjet e fundit, ata kanë tri fitore dhe dy humbje./IndeksOnline/