back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaBotëVdiq një nga heronjtë më të mëdhenj në botë dhe askujt nuk...

Vdiq një nga heronjtë më të mëdhenj në botë dhe askujt nuk i intereson (Foto)

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Në vitin 2016 vdiqën disa emra të njohur botërorë. Ata kryesisht ishin nga bota e artit, përkatësisht muzikës. Jemi mësuar me emrat e tyre dhe lajmi për vdekjen e tyre kishte ‘vërshuar’ mediat botërore si dhe rrjetet sociale. Mirëpo, në vitin 2016, vdiq edhë një nga heronjtë më të mëdhenj në botë, por për të cilin duket se askujt s’i intereson. Nëse dëshironi të  bindeni, lexoni disa fakte rreth tij…

Abdul Sattar Edhi u lind në Indi dhe më vonë migroi në Pakistan. Ai ishte mësuar të punonte si një shitës rrobash dhe të ndihmonte të varfrit. Ai hapi qendrën e tij për mirëqenie sociale me vetëm 50 dollarë dhe qendra që themeloi ai, është një nga më të mëdhatë në Pakistan.

Abdul Sattar Edhi ka shpëtuar më shumë se 20,000 foshnja të braktisura, duke u ofruar atyre edhe strehim; ka ushqyer dhe edukuar më shumë se 50 mijë jetimë, ka trajnuar më shumë se 40 mijë infermiere pa pagesë si dhe kishte rreth 330 qendra në gjithë Pakistanin. Posedon shërbimin më të madh të ambulancave në botë me rreth 1,500 makina ambulancash që janë të gatshme për ndihmë 7 ditë dhe 24 orë. Ai ka qendra strehimi për pleqtë, gratë e braktisura, fëmijët si dhe njerëzit e hendikepuar, shkruan Periskopi. Ai ka shkuar në misione të ndryshme në Afrikë, Azi, Europë, Amerikë si dhe ka ndihmuar shumë viktimat e stuhisë Katrina.

Nuk ka fituar kurrë një çmim Nobel për paqe. Në kohën e vdekjes, ai dhuroi të gjitha organet për njerëzit me nevojë.

Fjalët e fundit të tij ishin: Ndihmoni njerëzit e varfër të vendit tim.

Cili është fakti më i habitshëm për të?

Ai nuk kishte shtëpi dhe as veturë personale

E vemtja pasuri që Abdul posedonte para vdekjes ishte një karrige, një tavolinë pune dhe një shtrat. Pasuria e tij para se të vdiste ishte 0 dollarë.

Thëniet më të njohura të tij janë:

Religjioni im është humanitraizmi, që është baza e të gjitha religjioneve në botë.Nuk kam ndonjë edukim formal.

Çka mund të ju hyjë në punë shkollimi nëse para se gjithash, ju nuk jeni njeri? Shkolla ime është mirëqenia e njerëzve.

Ai  vdiq më 8 korrik 2016 në moshën 88 vjeçare. /Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz