Vdes shoferi i kamionit që u rrokullis në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Mazgitit
dp

Lexo edheAksident i rëndë trafiku, rrokulliset një kamion në Mazgit

Me pasoja fatale ky vetaksident ishte për shoferin e këtij kamioni.
Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve e policisë për t’i dalë në ndihmë shoferit, i njëjti nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve të marra.
Në lidhje me këtë aksident për lajmi.net detaje ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Lexo edheAksident i rëndë trafiku, rrokulliset një kamion në Mazgit
Kelani deklaroi se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe ekipi mjekësor dhe njësia e zjarrfikësve.Policia e Kosovës, vazhdon të apelojë për respektim të rregullave të trafikut dhe për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik”, thotë Kelani./Lajmi.net/