back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeVdes një person nga Malisheva në QKUK, e qëlloi veten me armë...

Vdes një person nga Malisheva në QKUK, e qëlloi veten me armë zjarri

Të ngjajshme

Kosova e fillon fortë keq kampanjën e kualifikimeve për Botëror, Zvicra si Zvicra

Ishte ndeshja e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, por...

Dajaku i ashpër me kritika pas humbjes së turpshme të Kosovës

Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit”, Taulant Dajaku...

Zbulimet që po ndryshojnë mënyrën se si trajtojmë zemrën

Mjekët, shkencëtarët dhe kërkuesit në takimin vjetor të Shoqatës Europiane të...

Në orën 22:00 në QKUK ka vdekur një person nga Malisheva, pasi është vetëplagosur me armë zjarri, sot në orën 17:10.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili ka thënë se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Prishtinë për obduksion.

“Sot rreth orës 17:30 Stacioni policor në Malishevë ka pranuar informatë për një person të plagosur. Zyrtarët policorë i janë përgjigjur rastit në fshatin Panorc. Viktima fillimisht është dërguar në QKMF dhe pastaj për shkak të plagës së rëndë është dërguar në QKUK. Arma e përdorur është konfiskuar dhe rasti edhe evidentuar si tentim vetëvrasje. Rreth orës 22:00 personi në fjalë ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Prishtinë për obduksion”, ka thënë Gjurkaj.
/Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz