Vdes një 66-vjeçar pasi rrahet me shufër metalike nga nipi
03

Lexo edhePamje të rënda! Shqiptari masakrohet me thika në sy të gardianëve në burgun grek (VIDEO)

Gjashtëdhjetë e gjashtëvjeçari S.M. nga Koçani, i cili ishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij, nga nipi i tij V.Z. (19), ka vdekur dje rreth orës 13:00 në Spitalin Klinik të Shtipit.
Siç kumtoi policia e Maqedonisë së Veriut, S.M.-së nga i nipi i janë shkaktuar lëndime me shufër metalike dhe me gur në pjesën e kokës.
Trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. V.Z. është shoqëruar në polici dhe është ndaluar në Stacionin Policor të Koçanit për procedurë të mëtejme.

Lexo edhePamje të rënda! Shqiptari masakrohet me thika në sy të gardianëve në burgun grek (VIDEO)
Për rastin është njoftuar prokurori publik.