22 vjeçarja Azara Shumolli u varros dje pasi ndërroi jetë, ndonëse kishte shkuar të lindte fëmijë, në Repartin e Intensivës në QKUK.
Ajo vdiq para dy ditësh nga disa komplikime në zemër dhë mushkëri, shkruan gazetametro.net.
Lajmin për Gazetën Metro e kanë konfirmuar edhe në QKUK, por të cilët kanë dhënë edhe disa detaje rreth shëndetit të saj.
Sipas zyrës së drejtorit të SHSUK, 22 vjeçarja kishte ardhur në QKUK në gjendje shumë të rëndë pasi ajo kishte pasur probleme kardiake që nga lindja.
“Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm SHSKUK, ju njofton se pacientja A.SH (1996) është pranuar në mjekimin intensiv qendror në QKUK me gjendje të rëndë shëndetësore e që kishte probleme kardiake që nga lindja e saj dhe ishte shtatzënë”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndërkaq, ata shpjegojnë se me rastin nuk është marrë gjinekologjia, siç ndodhë zakonisht në lindje, mirëpo ka kaluar në Intensivë pasi komplikimi kishte qenë i rëndë. Zyra e drejtorit thotë se e ndjera ka qëndruar në Intensivë për 19 ditë.
“Ajo është pranuar me datën 14.08.2018 dhe ka qëndruar 19 ditë në intensive, nën përkujdesje intensive. Përkundër kujdesit maksimal të stafit shëndetësor dhe përkujdesit intensiv të këtij shërbimi i cili ka kryer të gjitha shërbimet e nevojshme, gjendja e rëndë shëndetësore si pasojë e komplikimeve me zemër dhe mushkëri e që kishte gjatë shtatzanisë, ajo nuk ka arritur të mbijetoi”, thonë tutje ata.
Sidoqoftë, zyra e drejtor Basri Sejdiu thonë se 22 vjeçarja kishte pasur rekomandim nga mjekët që të mos mbetej shtatëzënë për shkak të problemit me zemrën që nga lindja.
Siç thonë ata, shërbimi shëndetësorë ka qenë maksimal nga stafi i mjekimit intensiv qendror, të cilët po ashtu kanë kryer konsultat e nevojshme edhe me gjinekologë pediatër, kardiologë dhe mjekë specialistë.
Ndryshe, Azara Shumolli është varrosur në fshatin Manastirc të Ferizajt./gazetametro.net