Vdes nga COVID-19, ish-kandidati për president
01

Lexo edheOBSH sygjeron të gjitha shtetet në botë që të heqin masat për udhëtime ndërkombëtare

Herman Cain, biznesmeni që kandidoi për President në vitin 2012, ka humbur jetën pasi u infektua me koronavirus.
Z.Cain, 74 vjeç, u shtrua në spital pasi u diagnostikua në fillim të këtij muaji me covid-19.
Gjatë gjithë periudhës së shtrimit të tij në spital, ai ka mbajtur ndjekësit e tij të informuar mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Në një postim në “Twitter” ai thoshte që mjekët po përpiqen të sigurohen që niveli i oksigjenit të jetë i duhur.

Lexo edheOBSH sygjeron të gjitha shtetet në botë që të heqin masat për udhëtime ndërkombëtare
“Ky është një virus i ashpër, ju lutem vazhdoni të luteni”-shkruhej në postimin e publikuar në llogarinë e tij në Twitter.
Gjatë një tubimi të mbajtur nga Presidenti Donald Trump në Tulsa, ai nuk kishte vendosur maskën dhe nuk ishte duke respektuar distancimin social nga pjesa tjetër e njerëzve.
Z. Cain është shtruar në spital më datën 1 korrik , megjithëse është ende e paqartë kur ose ku u infektua me koronavirus.