Vdes në spital 19 vjeçarja nga Vushtrria, nuk e trajtuan në Infektivë pasi nuk kishte kushte shkaku i koronavirusit

Një vajzë nga Vushtrria, e moshës 19 vjeç, ka vdekur sot në Repartin e Emergjencës në Vushtrri, teksa po trajtohej nga mjekët. Por, vdekja e saj po cilësohet e dyshimtë nga Policia e Kosovës, dhe ka lidhje me gjendjen e krijuar sa i përket COVID19.
Gazeta Online ‘Reporteri’ nga burime të sigurta në Policinë e Kosovës ka mësuar se vdekja e vajzës me inicialet R.A, e lindur në vitin 2002, po hetohet pasi 10 ditë më parë ajo kishte kërkuar ndihmë mjekësore por nuk e kishte marrë atë.
Sic kanë treguar burimet policore, rreth orës 09:20 kanë marrë njoftimin se rreth orës 07:00 është sjellë në emergjencë vajza në fjalë dhe se ka ndërruar jetë gjatë trajtimit, shkruan Reporteri.

Lexo edheRobert Berisha tallet me vushtrriasit
Sipas deklaratave të dëshmitarëve, familjarë të saj, të dhëna në polici, e njëjta para 10 dite kishte kërkuar ndihmë tek mjeku, pasi kishte pasur dhimbje koke dhe anoreksi. Sipas deklaratës, asaj i ishte rekomanduar që të shkojë në Kliniken Infektive të QKUK-së. Mirëpo, siç kanë thënë familjarët e saj dëshmitarë, për shkak të gjendjes së krijuar rreth pandemisë COVID19, fluksit të madh të pacientëve, tashmë e ndjera, nuk është kontrolluar.
Në polici theksojnë se trupit të saj i është bërë edhe obduksioni dhe tashmë edhe prokuroria është njoftuar.














