Vdes në moshën 101 vjeçare pilotja që bëri ‘namin’ në Luftën e Dytë Botërore |FOTO
BILLI

Lexo edheVideoja bëri xhiron e botës, suedezja pengoi në avion dëbimin e një migranti afgan

Veteranja e Luftës së Britanisë, oficerja e parë pilote Mary Ellis, ka vdekur në moshën 101 vjeçare, transmeton gazetametro.net
Ellis ka ndihmuar në bombardime si pjesë e Transportit Ndihmës Ajror (ATA) të Britanisë së Madhe gjatë luftës.
Shefi i Forcave Ajrore të Britanisë, Stephen Hillier e ka dhënë lajmin për vdekjen e saj në rrjetin social Twitter.
“Një humbje tjetër e tmerrshme. Mary Ellis, veterane e Transportit Ndihmës Ajror, një inspirim për shumë gjenerata. Unë gjithmonë do ta kujtojë atë me krenari. Prehu në paqe Mary”, ka shkruar ai.


Lexo edheVideoja bëri xhiron e botës, suedezja pengoi në avion dëbimin e një migranti afgan
Ellis ka fluturuar rreth 1000 aeroplanë duke përfshirë 400 Spitfires dhe 45 bombardues Wellington.
Pas luftës ajo u transferua në ishullin Wight, ku edhe e menagjoi aeroportin lokal prej vitit 1950 deri në vitin 1970.
Ajo u martua me shokun e saj pilot, Don Ellis në vitin 1961, dhe jetoi me të deri në vdekjën e tij në vitin 2009.
Kujtojmë se vdekja e Ellis vjen një javë pas asaj të Geoffrey Wellum, njëri ndër pilotët më të rinjë që ka luftuar në betejën e Britanisë, i cili vdiq në moshën 96 vjeçare. /gazetametro.net