Ka ndërruar jetë ish ushtari i UÇK-së, Sabit Fazliu, nga fshati Prekaz i Skenderajt, shkruan Drenica Press.
Sabit Fazliu, ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 114 të Zonës Operative të Drenicës.
Në lidhje me humbjen e jetës së Sabit Fazliut, ka reaguar edhe Sami Lushtaku, ish komandant UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës.
Ai tha se: “Sot i dhamë lamtumirën e fundit shokut e kushëririt tim, bashkëluftëtarit e komandantit të togut në UÇK, Sabit Fazliu. Sabiti ishte burrë e patriot i ndershëm, luftëtar i dalluar që na iku shpejt e papritur.
Ngushëllime më të sinqerta familjes Fazliu, miqve e bashkëluftëtarëve të Sabitit. Qoftë i paharruar kujtimi për të. SL”/DRENICA PRESS/
- Advertisement -