back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaBotëVdes burri më i shkurtër në botë në moshën 27-vjeçare

Vdes burri më i shkurtër në botë në moshën 27-vjeçare

Të ngjajshme

A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?

Në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se...

Masakra në Neuchâtel, 52-vjeçari rrëfen vrasjen e ish-gruas dhe dy vajzave

Burri 52-vjeçar ka rrëfyer se ka vrarë me thikë...

Bajrami votuesve të VV-së: Albin Kurti e ka vlerësu se ai ju përfaqëson juve denjësisht

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj pakënaqësive...

OVL e UÇK-së: E pafalshme që Kuvendin ta drejtojë fyesi i UÇK-së

Organizata e Veteranëve të UÇK-së e ka quajtur të...

Burri më i shkurtër në botë që ka mundur të ecte, i konfirmuar nga Guinness World Records (GWR), ka vdekur në një spital në Nepal në moshën 27-vjeçare.

Khagendra Thapa Magar, nga rajoni Baglung i Nepalit, ishte i gjatë 67.08cm.

Vëllai i tij ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP se ai vdiq të premten pas një beteje me pneumoninë, raporton BBC.

GWR ka ngushëlluar familjen Magar, duke thënë se “ai s’ka lejuar që shtati i tij i shkurtër t’ia ndalojë së shijuari jetën”.

Magar u konfirmua si burri më i shkurtër në botë në ditëlindjen e tij të 18-të më 2010, në një ceremoni ku morën pjesë personalitete lokale dhe ndërkombëtare.

“Nuk e konsideroj veten si burrë të shkurtër. Jam burrë i madh. Shpresoj se pasja e këtij titulli do t’ma mundësoj ta dëshmojë këtë dhe të kem një shtëpi të mirë për veten dhe familjen tim”, kishte thënë ai asokohe, transmeton Koha.net.

GWR ka dy kategori për njerëzit me shtat të shkurtër – të lëvizshëm dhe të palëvizshëm. Filipinezi Junrey Balawing, që s’mund të ecën apo të qëndrojë në këmbë i pandihmuar, është burri më i shkurtër në botë i palëvizshëm, me gjatësi prej 59.93cm.

Magar e humbi titullin e tij si burri më i shkurtër i lëvizshëm në botë ndaj bashkëkombësit të tij nepalez, Chandra Bahadur Dangi, i cili ishte 54.6cm i gjatë. Megjithatë, ai e rimori atë pas vdekjes së Dangit më 2015.

Tani, rekordin për burrin e lëvizshëm më të shkurtër në botë e mbanë Edward Hernandez nga Kolumbia, që ka gjatësi prej 70.21cm

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz