back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaBotëVdes Albert Rohan

Vdes Albert Rohan

Të ngjajshme

I mituri kapet në ngasje të veturës, policia në Obiliq i gjobit babain

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot nga njësitet...

Shyhrete Behluli publikon një moment romantik

Shyhrete Behluli është një nga këngëtaret me të dashura...

Po e ndjek Mbappen, Muriqi sapo shënoi edhe një gol në La Liga

Vedat Muriqi është duke e vazhduar shkqëlimin në La...

Vritet një 40-vjeçar në Balaj të Ferizajt, arrestohet i dyshuari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot, rreth orës 19:30...

Albert Rohan, ish-zëvëndës ndërmjetësi austriak në bisedimet për statusin e Kosovës, ka vdekur në moshën 83 vjeçare gjatë ditës së sotme, transmeton Gazeta Metro.

Lajmin për vdekjën e diplomatit e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Austrisë, të cilët e kanë vlerësuar lartë veprën e tij.

“Në vitin 1990 Rohan ka luajtur një rol kyç në politikën e Austrisë, por sidomos në Ballkan. Ai ka pasur një dëshirë për shpërndarë paqe dhe zhvillim në Europë dhe rajon, e cila ka qenë shumë e rëndësishme për Austrinë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Kujtojmë se Rohan njihej si një prej paqebërësve më të aftë në Ballkan, i cili dha shumë edhe për lirinë e pavarësine e Kosovës.

Ai kishte karrierë të gjatë në Ministrinë e Jashtme të Austrisë, i cili shkroi planin për pavarësinë e Kosovës. Gjatë bisedimeve për statusin e Kosovës, Rohan ishte zëvendës ndërmjetës i OKB-së.

Rohan, në shërbimin diplomatik në Austri hyri më 1963 ndërsa fillimisht shërbeu në Ambasadat e Austrisë në Londër dhe Beograd.

Më 1977 emërohet shef i kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kurt Waldheim, në New York. Pastaj, ishte ambasador në Buenos Aires dhe vende tjera, kure më 1996 u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Më 2006, ai bashkë me Ahtisaarin, zhvilloi negociatat në lidhje me statusin e ardhshëm të Kosovës. Rohan vjen nga një familje fisnike që kishte lidhje me familjen mbretërore shqiptare.

Metro rikujton se diplomati austriak Albert Rohan ishte një mik e dashamirës i Kosovës që nuk do të harrohet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz