BallinaLajmeVdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, tentoi të futej në shtëpi...

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, tentoi të futej në shtëpi nga ballkoni

Të ngjajshme

Ndalja e pensioneve, veterani Luzha: Do t’u drejtohemi organeve të drejtësisë

Uran Luzha, veteran i UÇK-së sonte në emisionin “Fol...

E papritur, Alaudini e rruan kokën

Pas një sezoni të gjatë, plot emocione dhe super...

Lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen edhe shenjat e plumbave

Në vendin ku ndodhi vrasja në një lokal në...

Anxhela Byku, një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza të Italisë, pas një rënieje dramatike nga ballkoni i banesës ku jetonte me bashkëshortin e saj, gjithashtu shqiptar.

Shërbimet e emergjencës, përfshirë 118 dhe karabinierët, mbërritën në pallatin në Viale Beverora pas alarmit të dhënë nga bashkëshorti i saj, i cili e gjeti të shtrirë në oborrin e brendshëm të ndërtesës. Përplasja me tokën, nga një lartësi rreth 10 metrash, i shkaktoi dëmtime të rënda, veçanërisht në kokë, që rezultuan fatale.

Njësia hetimore e karabinierëve ka kryer rindërtimin e ngjarjes dhe inspektime të hollësishme në apartament dhe ambientet përreth. Hetuesit përjashtuan përfshirjen e palëve të treta dhe tani besohet se shkaku i rënies ishte një aksident, shkruajnë mediat.

Sipas hetimeve, vajza kishte ngelur jashtë apartamentit dhe në përpjekje për t’u kthyer brenda përmes ballkonit, humbi ekuilibrin dhe ra.

Familjarët e vajzës, përfshirë nënën dhe motrën, kanë mbërritur nga Shqipëria për të qëndruar pranë të afërmve të saj.  / abcnews

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz