BallinaRegjionaleMitrovicëVdekja e të riut në Mitrovicë-një muaj paraburgim për pronarin dhe punëkryesin...

Vdekja e të riut në Mitrovicë-një muaj paraburgim për pronarin dhe punëkryesin e “Adriatikut”

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Prokuroria Themelore në Mitrovicë  – Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për dy të dyshuarit A.H dhe Q.H, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Kjo kërkesë është marrë parasysh nga Gjykata Themelore e cila iu ka caktuar të pandehurve masën e paraburgimit prej një muaji.

Prokuroria ka bërë të ditur se ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit A.H  në cilësinë e pronarit dhe Q.H në cilësinë e punëkryesit, me datën 22 prill  sipas marrëveshjes në mes vete dhe pa u konsultuar me eksppertët përkatës për rrënimin e objekteve kanë filluar t’I kryejnë punët në objektin ndërtimor në objektin e ish-hotelit Adriatiku.

“Në kohën kur punëtorët – dëshmitarët A.M, M.M dhe S.H po pastronin objektin në katin e parë, viktima V.B kishte hipur në skelë dhe po prente shtyllën e katërt me rradhë të katit të parë të objektit, në këtë moment punëtorët-dëshmitarët e vërejnë se po shembet një pjesë e objektit dhe fillojnë të ikin në drejtim të derës së hyrjes, ndërsa viktima nuk arrin që të ikë dhe i njëjti mbetet nën rrënojën e objektit, dhe pas disa orëve nxjerrët pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ndërkaq gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur ditën e mërkurë me 24 prill ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar dy të dyshuarve masën e paraburgimit prej një (1) muaji./GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz