BallinaSportVdekja e lojtarit shqiptar/ Flet i tronditur babai i 32-vjeçarit: Nuk e...

Vdekja e lojtarit shqiptar/ Flet i tronditur babai i 32-vjeçarit: Nuk e shpjegoj dot si ndodhi

Të ngjajshme

Ditën e djeshme futbolli shqiptar ka marrë një lajm të tmerrshëm.

Lojtari shqiptar, Labinot Harbuzi, ka ndërruar jetë pas një ataku në zemër.

Lajmi është konfirmuar nga familja e futbollistit të cilët i dhanë edhe ndihmën e parë.

Ndërkohë babai i tij ka folur së fundmi shkurtimisht për gazetën suedeze “GP”, ku u shpreh: “Nuk e di se çfarë ndodhi. Unë dhe gruaja ime i dhamë ndihmën e parë derisa erdhi ambulanca”, tha Ismet Harbuzi.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta, ndërsa dy vitet e fundit, 32-vjeçari Labinot Harbuzi ka qenë pjesë e skuadrave aziatike Prespa Birlik dhe Melaka United.

Më parë, ai ka luajtur edhe për skuadra si Malmo, Gencerberligin, Manisaspor dhe Syrianska.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz