BallinaLajmeVazhdon procesi zgjedhor për president të AKR-së

Vazhdon procesi zgjedhor për president të AKR-së

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Komisioni Zgjedhor i Aleancës Kosova e Re ka njoftuar se procesi zgjedhor për votimin e Presidentit të AKR-së është duke vazhduar në mënyrë të rregullt.

Vendvotimet nëpër të gjitha degët e AKR-së, janë të hapura ndërsa deri më tash nuk është raportuar për ndonjë parregullsi. Vendvotimet do të vazhdojnë të jenë të hapura deri në orën 19:00.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të kësaj partie për t`ia mundësuar votimin anëtarësisë se AKR-së në të gjithë Kosovën, ekipet mobile të organizuara nga degët vazhdojnë me grumbullimin e votave në terren.

“Komisioni zgjedhor bën të ditur se edhe votimi online, në mënyrë elektronike, vazhdon të mbetet i hapur deri në orën 17:00”.

“Komisioni zgjedhor i AKR-së njofton se deri në orën 12:00, nga të dhënat paraprake nga degët, në votimin fizik kanë marrë pjesë rreth 10,000 persona”.

Në orët e pasditës, Aleanca Kosova e Re do ta publikojë numrin e saktë të personave që kanë votuar në këtë proces zgjedhor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz