back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeVazhdon përçarja në LDK, ja kush po e quan Hazirin vegël të...

Vazhdon përçarja në LDK, ja kush po e quan Hazirin vegël të Thaçit

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, e ka akuzuar bashkëpartiakun e tij, Lufti Haziri, për përkrahje të presidentit Thaçi në çështjen e korrigjimit të kufijve. Salihaj e ka quajtur Hazirin vegël të Thaçit brenda LDK-së.

Në profilin e tij në Facebook, Salihaj ka shkruar se Thaçit po i shihet fytyra e tradhtisë, si një vegël e thjeshtë e Serbisë për ta shkatërruar shtetin e Kosovës, siç e ka quajtur ai.

Salihaj është shprehur se Thaçi nuk ka mbështetje te shqiptarët, por po mundohet ta gjejë atë te maqedonasit dhe malazezët.

“Hashim Thaçit iu çorr maska dhe po i shihet qartë fytyra e tij e tradhëtisë, fytyra e nje vegle të thjeshtë të Serbisë për ta shkatërruar shtetin e Kosovës. I gjendur para një situate kur tashmë të gjithë e panë fytyrën e tij të vërtetë dhe i mbetur pa asnjë përkrahje te shqiptarët ,ai po vrapon të gjejë mirëkuptim te maqedonët dhe malazezët”, ka shkruar Salihaj.

Ai, po ashtu, ka thënë se edhe figura brenda LDK-së po e përkrahin Thaçin, për ta shpëtuar lëkurën e tij, duke i quajtur më militantë se vetë ata të PDK-së. E me këtë Salihaj i referohet Lutfi Hazirit, i cili së fundmi ka dhënë deklarata për korrigjimin e kufijve me Serbinë, duke thënë se kjo është një mundësi ideale për ta zgjidhur problemin e shqiptarëve që jetojnë në tri komunat jugore të Serbisë.

“Në ndërkohë, tashmë u paraqitën me prononcime edhe veglat e Thaçit brenda LDK-së, të cilët, në momentet e fundit, po mundohen ta shpëtojnë lëkurën e tij. Madje, ata po dalin edhe më militantë se vetë militantët e PDK-së, sepse tashmë, edhe brenda partisë së tij, Thaçi e ka humbur përkrahjen”, ka shkruar Salihaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz