back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaShqiptareVazhdon numërimi, këto janë rezultatet e fundit

Vazhdon numërimi, këto janë rezultatet e fundit

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Janë numëruar deri në orën 20.20, 77.38 për qind e kutive të qendrave të votimit dhe nga rezultatet e deritanishme në rang vendi Partia Socialiste kryeson bindshëm me 73 mandate deputetësh.

Pas kalimit të mesditës Partia Demokratike ka shënuar një rritje votash, kryesisht në Tiranë.

Në të gjithë qarqet e vendit PS prin ndjeshëm, me përjashtim të Kukësit ku dominojnë demokratët.

Në rang kombëtar deri tani janë numëruar 4149 kuti votimi nga 5362 që janë në total.

Bazuar në këto rezultate PS merr 73 mandate deputetësh.

Ndërkohë Partia Demokratike merr 44 deputetë, Lëvizja Socialiste për Integrim 19, PDIU e Shpëtim Idrizit 4 mandate dhe Partia Social Demokrate një mandat.

Rezultatet e votave deri në 20.20

PS – 581.114 vota ose 48,26% / 73 deputetë

PD – 348.643 vota ose 28.95% / 43 deputetë

LSI – 172.389 vota ose 14,32% / 19 deputetë

PDIU – 59.881 vota ose 4,97% / 4 deputetë

PSD – 9.438 vota ose 0.78% / 1 deputet

Të Fundit

Sport

ShowBiz