back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaRegjionaleDrenasVazhdon faza e dytë në rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave

Vazhdon faza e dytë në rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave

Të ngjajshme

Institucionet parashkollore në Prishtinë në pushim për disa ditë

Institucionet parashkollore në Prishtinë do të jenë në pushim...

Nga lufta te shteti: Ramush Haradinaj, krah Kosovës në çdo etapë

“Ramushi e ka kry punën më të madhe, ne...

Kushneri iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

Pas njoftimit të kompanisë së Jared Kushnerit – dhëndrit...
- Advertisement -

Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë po vazhdon me implementimin e projektit “Rregullimi i varrezave në komunën e Drenasit – faza e dytë”, ku përfshihen varrezat e dëshmorëve në fshatin Shtuticë.

- Advertisement -

Komuna e Drenasit është zotuar se do të ndihmoj në përmirësimin e infrastrukturës të varrezave gjithashtu do të ketë prioritet edhe vitet në vazhdim rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave në ato lokacione ku nuk është intervenuar deri më tani.

Në fazën e parë të këtij projekti është bërë kryesisht rregullimi i rrethojave, pastrimi dhe largimi i shkurreve, rregullimi i hapësirave me kocka, rregullimi i shtizave dhe ndërrimi i flamujve.

Fotografia e Besarta Meha

Sipas komunes lokacionet që janë intervenuar në fazën e parë kanë qenë: kompleksi i varrezave në Lagjen Deliaj, kompleksi memorial në Shtuticë, pastrimi nga bari dhe shkurret te varrezat në Drenas, rrethoja te Pllaka Përkujtimore në Poklek të Ri, intervenim në infrastrukturë te varrezat në Vërboc dhe rregullimi i rrethojes te varrezat në Gllanasellë.

Në këtë vit, për këtë projekt janë miratuar 30 mijë euro, për rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave në territorin e komunës së Drenasit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz