Vazhdojnë tensionet: Izraeli përgatitet për bombardime nga Irani

Izraeli zyrtarisht nuk ka konfimuar e as mohuar sulmin, por një burim i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha për New York Times se ata ishin përgjegjës për bombardimet e 9 prillit.
Tani, Izraeli është duke u përgatitur për një sulm direkt nga Irani, nisur nga Trupat e Gardës Revolucionare të vendit, për t’u hakmerrë për shtatë ushtarët e vdekur, transmeton lajmi.net
IDF thuhet se beson për një sulm nga ushtria iraniane që do të niset nga një prej bazave nëpërmjet të cilave ata kontrollojnë Sirinë – dhe kanë paralajmëruar Teheranin kundër çdo veprimi.
“Izraeli do të reagojë fuqishëm ndaj çdo veprimi iranian nga brenda Sirisë,” tha burimi për Sky News.

Lexo edheRusia marrëveshje 21 miliardë dollarëshe me Egjiptin për reaktorë bërthamorë
Izraeli, që shpesh ka goditur vendet e ushtrisë siriane gjatë luftës civile shtatëvjeçare të fqinjit, nuk e ka mohuar e as nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Por zyrtarët izraelitë kanë pranuar tërthorazi se nuk do të ishte e pranueshme prezenca e armikut të Izraelit në Siri.
Pra, tani mund të flasim për një konflikt i cili mund të përshkallëzohet ndërmjet Iranit dhe Izraelit. Irani një superfuqi e cila është radhitur në anën e diktatorit Bashar Al-Assad në luftën civile në Siri, ndërsa Izraeli një superfuqi tjetër në krahun e SHBA-ve dhe e koncentruar për të siguruar integritetin territorial dhe sigurinë e saj nga armiqtë./Lajmi.net/














