back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaBotëVazhdojnë sulmet ndaj xhamive në Gjermani

Vazhdojnë sulmet ndaj xhamive në Gjermani

Të ngjajshme

“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka...

Antonio Conte i përgjigjet Diego Costas pasi ai kritikoi jetën e tij seksuale

Trajneri italian, Antonio Conte, i është përgjigjur futbollistit Diego...

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht pasi rrëshqiti në lumë

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht...

Trajneri i skudrës franceze i njofton futbollistët se ka marr vendim të largohet

Trajneri i skuadrës franceze, Saint-Etienne, Eirik Horneland ka njoftuar...

Përkrahësit e organizatës terroriste PYD/PKK kanë kryer një sulm ndaj një xhamie në qytetin Hannover të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në xhaminë Ulu Stade-Bützfleth të Bashkësisë Turko-Islame për Çështjet Fetare (DITIB) rreth orës 02.00 (sipas orës lokale) është kryer një sulm, ku janë thyer dritaret e xhamisë dhe të lokalit rinor në jug të xhamisë.

Në murin e xhamisë me ngjyra janë shkruar slogane dhe mesazhe kërcënuese. Pas ankesës së administratës së shoqatës së xhamisë, policia nisi hetimet lidhur me rastin. Në Gjermani gjatë ditëve të fundit ishin organizuar sulme të ngjashme ndaj xhamive të DITIB-it.

Më 20 dhe 21 janar gjatë natës ndaj xhamisë “Yeşil” në qytetin Minden, në rajonin Nordrhein-Westfalen dhe ndaj xhamisë “Eyüp Sultan” në qytetin Leipzig, në landin e Saksonisë, të dyja të Bashkësisë Turko-Islame për Çështjet Fetare (DİTİB), u kryen sulme të ngjashme nga anëtarët e organizatës terroriste. Ndërsa dje u sulmua edhe xhamia “Eyüp Sultan” në qytetin Frankfurt të Gjermanisë nga përkrahësit e organizatës terroriste PYD/PKK.

Të Fundit

Sport

ShowBiz