BallinaLajmeVarrosen dy fëmijët që i vrau babai në Gjermani/ Nëna e plagosur...

Varrosen dy fëmijët që i vrau babai në Gjermani/ Nëna e plagosur merr pjesë në ceremoni, s’lejon t’u vendoset mbiemri

Të ngjajshme

Elijona dhe Klodi kapen mat në Tiranë

Elijona dhe Klodi janë parë së bashku në rrugët...

Zyrtare: Bilbao bëhet me trajner të ri, e ulë në stol ish-in e Dortmundit!

Klubi spanjoll Athletic Club Bilbao ka zyrtarizuar emërimin e...

ZRRE aprovon të hyrat maksimale të lejuara për operatorët energjetikë në vend

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka aprovuar të...

Zgjedhjet e 7 qershorit: PSD kërkon nënshkrimet nga qytetarët për të garuar

Partia Socialdemokrate ka nisur një iniciativë për të mbledhur...

Dy djemtë kosovarë, njëri 11 e tjetri 13-vjeç, që dyshohet se u vranë nga babai i tyre, Flamur Rexha, më 26 dhjetor në Gjermani, janë varrosur në Hamburg, më 12 janar, shkruan Gazeta Sinjali.

44-vjeçari pasi vrau dy djemtë e tij, plagosi gruan e më pas vrau edhe veten.

Lajmin për varrimin e dy fëmijëve e ka bërë të ditur për Sinjalin daja i tyre, i cili tha se në ceremoni morën pjesë mbi 300 persona, por në mesin e tyre s’ishte askush nga familja Rexha.

“Ata u varrosen nga dajtë, ku të pranishëm ishin mbi 300 persona.
Edhe pse kemi një kohë pandemie, i respektuam masat. Të pranishëm ishin edhe shokët e klasës së tyre, trajnerët edhe gjithë ekipi i Futbollit, dhe shumë e shumë të tjerë. Por në lamtumirën e fundit nuk mori pjesë asnjë anëtar i familjes së ngushtë Rexha”
,
 tha ai për Sinjalin.

Me gjithë dhimbjen e saj e plagët të cilat i mori, në lamtumirën e fundit për djemtë e saj, mori pjesë nëna e tyre. Sipas vëllait të saj, ajo ishte e shoqëruar nga mjekët e spitalit.

Daja i dy djemve po ashtu sqaroi pse ata u varrosën duke ua vendosur vetëm emrat e tyre.

“I kemi varrosur pa mbiemër, nëna e tyre ka dashtë ashtu”, tha ai.
Varrosen-dy-femijet-qe-i-vrau-babai-ne-gjermani-nena-e-plagosur-merr-pjese-ne-ceremoni-slejon-tu-vendoset-mbiemr
Pamje nga ceremonia e varrimit të Majlindit dhe Gentianit:

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz