BallinaJetëKurioziteteVARRI I GRUAS QË FALEJ U RRËZUA, NDËRSA VARRI I PIJANECIT MBETI...

VARRI I GRUAS QË FALEJ U RRËZUA, NDËRSA VARRI I PIJANECIT MBETI I PAPREKUR

Të ngjajshme

Çmime rekord të karburantit në Gjermani, një litër naftë në disa pompa arrin deri në 3 euro

Pavarësisht masave të qeverisë gjermane për të parandaluar rritjen...

​19 vjet nga shqyrtimi i planit të Ahtisarit në OKB

Para 19 vitesh filloi shqyrtimi i planit të Ahtisaarit...

Tifozët e Italisë e duan Mourinhon për trajner

Italia do të mungojë në Botërorin e tyre të...

​Italia në kërkim të trajnerit të ri, lajmërohet “shpëtimtari”

Trajneri italian, Roberto Mancini, besohet se është i bindur...

Në një fshat, kishte jetuar një grua e cila i falte të gjitha namazet dhe e agjëronte çdo ramazan, mirëpo ishte e atillë që interesohej për gjithçka… Për secilin kishte diçka për të thënë, për secilin dëshironte të fliste dhe të përhapte gënjeshtra.

Në një shtëpi, pranë shtëpisë së saj, jetonte një pijanec, i cili kurrë nuk ishte i pa dehur. Sa herë që dikush prej tij kërkonte diçka, ai menjëherë vraponte për t’ia dhënë… Nëse dikush kishte nevojë për ndihmë, ai menjëherë shkoi për t’i ndihmuar.

Një ditë ndodhi që të dy të vdesin dhe të varrosen. Kur përfundoi çdo gjë rreth varrimit, të nesërmen varri i pijanecit qëndroi i paprekur, ndërsa varri i gruas, i tëri u rrënua brenda.

Familja e saj e rregullonte, por ai të nesërmen përsëri rrënohej. Dhe kështu ata e riparuan disa ditë.

Pastaj shkuan te hoxha për ta pyetur se pse po ndodhte kjo, ku mund të jetë problemi?
I thanë hoxhës se kjo ishte një grua që falej vazhdimisht, agjëronte, shkonte në xhami, andaj pse po i ndodh kjo…

Hoxha tha: “Po, ajo është falur, ka ardhur në xhami, ka agjëruar, por në fshat nuk ka asnjë njeri të cilin nuk e ka përmendur dhe nuk e ka përgojuar… Ndërkaq, pijaneci ka pirë për vete, nuk e ka ngacmuar askënd, i ka ndihmuar secilit kur prej tij ka kërkuar ndihmë. Edhe kafshatën e fundit ia jepte tjetrit. Dhe kurrë askush nuk e ka dëgjuar duke folur për askënd. Le të jetë ky mësim për të gjithë neve.”

Atëherë, le t’i pastrojmë mbeturinat para dyerve tona. Ne kemi aq shumë për të pastruar, sa që edhe 100 vjet nuk do të na mjaftonin për t’i pastruar të gjitha, dhe përsëri ngel pyetja se a do të mund të arrijmë t’i pastrojmë të gjitha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz