back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeVALA, mega-ofertë për 28 Nëntorin – mbush 10 euro merr 30 euro...

VALA, mega-ofertë për 28 Nëntorin – mbush 10 euro merr 30 euro produkte

Të ngjajshme

Ivan Rakitic: Dy gjëra më munguan në karrierë, një është që s’lujta me Ibrahimoviçin…!

Ivan Rakitic, ish-futbollisti i Kombëtares së Kroacisë është pensionuar...

Kjo është modelja që doli brenda pak ditëve me dy tenistët më të mirë në botë

Modelja Brooks Nader (28), e quajtur “mbretëresha e bikinive”,...

Kryeministri i Katarit akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza para OKB-së: “I etur për gjak”

“Sulmet izraelite nuk synojnë vetëm Katarin, por çdo vend...

Rriten çmimet sërish, inflacioni arrin në 4.5 përqind

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje mesatare...
Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës,Vala –  Agron Mustafa, tha se për nderë të festës mbarëkombëtare të 28 nëntorit, Vala do t`iu ofrojë mbi 1 milionë klientëve të saj super-oferta, për të folur në telefon, sms apo internet të shpejtë. Mega ofertat e Vala-s ofrojnë deri në trefishin e vlerës për qytetarët që vendosin ti shfrytëzojnë ato dhe do të vlejnë deri në javën e parë të dhjetorit.

Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës,  Agron Mustafa, për nder të 28 nëntorit, festës mbarëkombëtare të Pavarësisë, vendosi t’iu ofrojë mbi 1 milionë abonentëve të Vala-s një mega-ofertë, e cila shkon deri në trefishin e vlerës së shumë bazike që klienti vendosë ta mbushë telefonin.

Bëhet fjalë për oferta të shumëllojshme për realizimin e bisedave, sms apo internetit të shpejt 4G.

Po të hedhësh 5 euro mbushje në telefon, do të dalin plus 11 euro të tjera vlerë, të shpërndara në internet dhe sms. Për 10 euro mbushje do të dalin plus 22 euro të tjera të shpërndara në internet dhe sms. Ndërsa për ata që vendosin të mbushin 20 euro, do të marrin edhe 45 euro të tjera shtesë, qindra minuta bisedë, sms dhe internet të shpejtë 4g.  Për 40 euro mbushje, klienti do të përfitoj shtesë plus 90 euro të tjera bisedë, sms dhe internet.

Më shumti do të përfitojnë, ata që mbushin telefonin me 50 euro mbushje. Vec kësaj shume prej 50 eurove, ata do të kenë në telefonin e tyre edhe 110 euro të tjera shtesë minuta bisedës, sms dhe internet.

“Këtë vit po festojmë 104 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Telekomi i Kosovës ka vendosur të dalë me mega-oferta për klientët e saj. Janë oferta shumë atraktive, të cilat po fillojmë t’i hedhim në treg për festat e nëntorit. Këto oferta do të vlejnë deri në javën e parë të dhjetorit, por ne do të kujdesemi që gjatë gjithë muajit tjetër Dhjetor, të jemi sa më atraktiv me oferta dhe lojëra shpërblyese. Telekomi do të jetë më shumë se çdo herë tjetër i klientëve gjatë këtij muaji’, tha Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Vetëm për një muaj Telekomi i Kosovës, Vala, lansoi tre produkte të jashtëzakonshme të teknologjisë së lartë apo smart. Duke filluar nga Orët e mençura që iu mundësojnë prindërve të dinë në çdo moment ku i kanë fëmijët, platformën agroindustriale, e cila iu mundëson fermerëve dhe tregtarëve çdo lloj informacioni për këtë sektor dhe sot, blerjen e çdo kënge dhe hiti muzikor përmes një sms. Drejtori i Telekomit të Kosovës, thotë se Vala do të vazhdojë të jetë në avangardë të teknologjive të reja jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz