BallinaLajmeVala e fundit e të nxehtit shkakton mbi 1 mijë vdekje në...

Vala e fundit e të nxehtit shkakton mbi 1 mijë vdekje në Spanjë

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Spanja është goditur nga një valë ekstreme të nxehti nga 3 deri më 18 gusht, e cila ka rezultuar më vdekjeprurësja deri më tani, me 1,149 viktima të lidhura me temperaturat që në jug arritën deri në 45 gradë celsius.

Sipas Sistemit të Monitorimit të Vdekshmërisë Ditore (MoMo), që nga fillimi i verës janë regjistruar gjithsej 2,635 vdekje të lidhura me të nxehtin, një rritje 40% krahasuar me verën e kaluar. Më të prekurit janë të moshuarit, veçanërisht ata mbi 75 vjeç me sëmundje kronike.

Përveç vdekjeve të lidhura me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore, të paktën 23 persona kanë humbur jetën nga goditja direkte e të nxehtit, duke e ka tejkaluar numrin e vdekjeve të drejtpërdrejta gjatë verës të regjistruara gjatë dy viteve të fundit.

Temperaturat ekstreme kanë vështirësuar edhe përpjekjet për shuarjen e zjarreve në veri-perëndim të vendit. Megjithatë, sipas Aemet (Agjencia Kombëtare Meteorologjike Spanjolle), pritet një ulje e temperaturave dhe reshje shiu që mund të lehtësojnë situatën në ditët në vijim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz