back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaBotë“Vajza ime gati vdiq”, Boris Johnson përballet me të papriturën në spitalin...

“Vajza ime gati vdiq”, Boris Johnson përballet me të papriturën në spitalin e Londrës

Të ngjajshme

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, u “zu ngushtë” nga një person teksa po vizitonte spitalin ‘’Whipps Cross’’. Aktivisti, Omar Salem është pjesë e Partisë Laburiste dhe njëherësh kundërshtar i Partisë Konservatore, e cila drejtohet nga Johnson, shkruan ballkanweb.

Aktivisti hodhi akuza të forta ndaj Johnsonit, ku tha se shkatërrimi i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor ka ndikuar për keq në kurimin e vajzës së tij. Ai shtoi se spitali ka mungesë mjekësh.

“Vajza ime gati vdiq dje. Sistemi Shëndetësor është i shkatërruar. Tani ju vini këtu për të dhënë konferencë për shtyp? Do të donit që kjo gjë t’i ndodhte fëmijës tënd?’’-i tha aktivisti Johnsonit. Ky moment është shpërndarë nga vetë aktivisti në rrjetet sociale, ndërsa ka pasur  shumë kritika ndaj kryeministrit të Anglisë, Boris Jonson.

Shefi ekzekutiv i spitalit më vonë pranoi se kishte një mungesë të përkohshme të stafit në repart të martën, kjo e shkaktuar nga “një urgjencë e papritur në një pjesë tjetër të spitalit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz