back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaShqiptareVajza e Azem Hajdarit rikthehet në Shqipëri me mision

Vajza e Azem Hajdarit rikthehet në Shqipëri me mision

Të ngjajshme

Kur ishte ende një adoleshente 14-vjeҫare, Rudina Hajdari, vajza e deputetit të ndjerë Azem Hajdari, u nis drejt Amerikës për të vijuar studimet e mesme dhe më pas edhe ato të larta. Vite më vonë, pas kontributit dhe angazhimeve në krah të emrave të njohur të politikës në New York, Rudina vendos të rikthehet në Shqipëri për të vijuar misionin politik në rrugën e të atit.

Në një takim me të rinjtë gjatë ditës së djeshme, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka dhënë lajmin për hyrjen e re në politikë dhe në Partinë të cilën ai drejton. Rudina do t’i bashkohet PD-së, pas studimeve në SHBA. Basha nuk dha më shumë detaje për rolin që do të ketë ajo në strukturat e PD-së apo nëse do të jetë në listat e kandidatëve për deputetë, por me siguri, ashtu si i ati, edhe ajo do të jetë një zë i fortë i së djathës në vend. Me siguri, bindja dhe pasioni i të atit për të kontribuar në politikë është trashëguar edhe tek Rudina.

Rudina Hajdari është martuar në vitin 2015 me Muҫjon Demirajn në një ceremoni private në New York. Ҫifti janë prindër të një vajze 1-vjeҫare, Sihana.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz