“Vajton” terro**sti i Banjskës: S’i kam duartë me gjak, dua t’i kthehem familjes!
dp

Lexo edheKurti: LDK-ja ta di se i ka vetëm 15 deputetë e kemi dallim të madh edhe në vota që të bëjnë lloj-lloj hamendësimi

Avokati Millosh Delleviq, mbrojtës i të pandehurit Vladimir Toliq në rastin e Banjskës, ka deklaruar se klienti i tij është fajtor, por jo për veprën e terrorizmit, siç e cilëson Prokuroria.
Sipas Delleviqit, gjykata duhet të refuzojë kualifikimin e veprës si terrorizëm, pasi, sipas tij, “nuk ka elemente që e mbështesin këtë cilësim”. Ai theksoi se Toliq nuk është i pafajshëm, por përgjegjësia e tij nuk lidhet me terrorizmin, shkruan Indeksonline.
“Vladimir Toliq është padyshim fajtor, por gjatë shqyrtimit të dënimit besojmë se ekzistojnë rrethana lehtësuese”, u shpreh avokati.
Ai përmendi si faktorë lehtësues gjendjen familjare të të pandehurit, duke theksuar se Toliq është prind dhe se fëmijët e tij po rriten pa të. Po ashtu, sipas tij, klienti ka kaluar dy operacione dhe ka probleme shëndetësore.

Lexo edheKurti: LDK-ja ta di se i ka vetëm 15 deputetë e kemi dallim të madh edhe në vota që të bëjnë lloj-lloj hamendësimi
Delleviq shtoi se pret që dënimi eventual të jetë rreth 10 vite burgim.
Në anën tjetër, vetë Toliq është deklaruar i pafajshëm për akuzat për terrorizëm, duke insistuar se “duart e tij nuk janë me gjak”. Ai ka shprehur dëshirën që t’i kthehet familjes dhe fëmijëve të tij.