back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeUshtria më e fortë në botë stërvit superpolicë e ushtarë kosovarë

Ushtria më e fortë në botë stërvit superpolicë e ushtarë kosovarë

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Ushtria më e fortë në botë po i trajnon policët elitarë të shtetit më të ri në Evropë.

Kamerat lejohen të xhirojnë vetëm fillimin e ushtrimit të një ekip të Forcave Speciale të Ushtrisë Amerikane bashkë me Njësinë Speciale Intervenuese të Policisë në Kosovë.

Stërvitjet janë taktike, për situata të ndryshme kur policisë i duhet të ndërhyjë.

Ky bashkëpunim rrjedh nga mbështetja e SHBA-së ndaj Kosovës, në aspektin e sigurisë, njofton Klan Kosova.

“Ne jemi këtu, si njësi speciale, duke u trajnuar me partnerët tanë në Kosovë, si pjesë e lidhjeve bilaterale ushtarake mes dy vendeve tona, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, po qëndrojmë të fortë me aleatët tanë në Kosovë dhe po trajnohemi me partnerët tanë”, thotë njëri nga pjesëtarët e “US Army”.

Amerikanët kanë veç lavde për ato që po i shohin gjatë trajnimit.

“Nuk ka se si të jemi më të impresionuar me profesionalizmin që kemi parë nga partnerët tanë këtu në Policinë e Kosovës. Ka qenë mundësi shumë e mirë për neve të punojmë me ta dhe të mësojmë nga njëri-tjetri përmes këtij trajnimi”, shton ai.

Lidhja e ngushtë mes dy palëve ilustrohet edhe përmes dy flamujve, të SHBA-së dhe Kosovës, që amerikanët i kanë vënë në krahë.

Veç policëve, ky ekip ushtarak amerikan, përgjatë një muaji qëndrim në Kosovë, do t’u mbajë trajnime edhe pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz