back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaShqiptareUshtria e Kosovës e gatshme për të ndihmuar në Shqipëri

Ushtria e Kosovës e gatshme për të ndihmuar në Shqipëri

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ilir Metën dhe Edi Ramën, të cilëve u ka treguar se FSK gjendet gati për t’u dalë në ndihmë pas termetit, shkruan Gazeta Metro.

Përmes rrjetit social Facebook, Thaçi bëri të ditur se i ka ofruar ndihmë Shqipërisë.

“Me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës”, ka shkruar Thaçi.

Ndër tjera presidenti Thaçi ka bërë të ditur se i ka kërkuar komandantit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama të jetë në gjendje gatishmërie.

“Kam kërkuar po ashtu nga Komandanti i FSK’së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie. Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë”, përfundoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz