Ushtria amerikane thotë se e ka rivendosur bllokadën detare ndaj porteve iraniane
dp

Lexo edheSot 45 ditë tubim në Tiranë, protestuesit thonë se nuk tërhiqen deri në shtator

Të paktën 19 luftanije amerikane ndodhen në pjesën veriore të Detit Arab, përfshirë dy aeroplanmbajtëse dhe një anije sulmuese amfibe me mbi 1.000 marinarë për ta zbatuar bllokadën, raporton agjencia “Associated Press”.
Komanda Qendrore e ShBA-së gjithashtu tha se janë “qindra aeroplanë ushtarakë që janë duke operuar në mbarë Lindjen e Mesme”.
Ushtria amerikane gjithashtu njoftoi për sulme të reja kundër Iranit vetëm një orë para fillimit të bllokadës detare.

Lexo edheSot 45 ditë tubim në Tiranë, protestuesit thonë se nuk tërhiqen deri në shtator
Sipas një shkrimi të publikuar nga Komanda Qendrore në rrjete sociale, ushtria po “vazhdon t’i degradojë kapacitetet iraniane të përdorura për t’i sulmuar anijet tregtare”.