Ushtari kosovar që vdiq në Luksemburg dhuron organet e tij për të shpëtuar të tjerët
BILLI

Lexo edhePas rastit të Drenasit, vendosen kuti për ankesa në të gjitha institucionet arsimore

Ushtari 23 vjeçar kosovar, Dorian Dautaj ka humbur jetën në Luksemburg në javën që lamë pas. I riu nga Deçani nuk arriti t’i rezistoi gjakderdhjes cerebrale duke vdekur më pas.
Por, kosovari i ndjerë kishte bërë një gjest të madh më parë në ushtrinë e Luksemburgut.

Lexo edhePas rastit të Drenasit, vendosen kuti për ankesa në të gjitha institucionet arsimore

Ai kishte nënshkruar në ushtri që në rast vdekje, organet e tij të jipen për të shëruar të tjerët. Organet qenësore të tij thuhet se do të dhurohen për pacientët nevojtarë, bazuar në amanetin e tij, shkruan Indeksonline.
Varrimi i Dautajt do të bëhet të mërkurën në Luksemburg, ndërsa e pamja do të jetë në fshatin Carrabreg të Epërm me datë 17 e 18 të këtij muaji./Indeksonline

21 tet 2026

21 tet 2026