back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeUran Ismaili: Të shkarkohet Glauk Konjufca pasi inspiroi aktivistët e “Syrit të...

Uran Ismaili: Të shkarkohet Glauk Konjufca pasi inspiroi aktivistët e “Syrit të Popullit”

Të ngjajshme

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se Glauk Konjufca duhet të shkarkohet nga pozita e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, transmeton Klan Kosova.

“Jo për pazare politike, por për faktin se inspiroi dhe rekrutoi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të “Syrit të Popullit”. Është e papranueshme që ai ta ushtrojë detyrën e Kryeparlamentarit të Kosovës, ndërkohë që aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të “Syrit të Popullit” morën dënimin nga drejtësia kosovare për veprimtarinë e tyre kriminale”.

“Nuk është çudi që aktivistët e LVV-së themeluan “Syrin e Popullit” dhe krijuan lista për të vrarë figura të ndryshme publike, përfshirë kundërshtarët politikë. Azem Vllasi i shpëtoi atentatit dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të “Syrit të Popullit” u kapën”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz