Uran Ismaili: Nuk e refuzova unë donacionin për maska, por komisioni për Donacione
Edhe një rast tjetër ku titujt janë shtrembëruar, për shkak të politikës.
Ish-ministri i shëndetësisë Uran Ismaili ka reaguar ndaj lajmin se ai kishte refuzuar maskat mbrojtëse nga Kanadaja.
Sipas Ismailit, organizata Sons of Eagle nuk i ka plotësuar dokumentet e duhura për import dhe si pasoj e kësaj nuk janë pranuar maskat.
“Në vitin 2018, Ministria e Shëndetësisë ka pranuar kërkesë për një donacion nga organizata Sons of Eagle. Kërkesa ishte shqyrtuar nga Komisioni për Donacione – i cili ka konstatuar se ky donacion nuk i plotëson kushtet. Njësoj si për të gjitha donacionet tjera që nuk i plotësojnë kushtet, Komisioni ka informuar edhe për donacionin në fjalë”.
Sipas Ismailit, komisioni për Donacione vepron i pavarur nga Ministria e Shëndetësisë, pikërisht për mbrojtje nga politika.

Lexo edheTwo families in Istog are being isolated confinement because they had contact with people coming from Italy
“Komisioni për Donacione dhe Organizata Sons of Eagle janë takuar disa herë, në tentim për ta gjetur një zgjidhje. Por, organizata në fjalë nuk i ka plotësuar dokumentet e duhura për import”.
“Në vitin 2018 nuk ka pasur situatë emergjente. Mosplotësimi i kushteve lë dyshime për cilësinë, ndërsa cilësia e dyshimtë mund të jetë e rrezikshme për popullatën. Barnat dhe pajisjet shëndetësore nuk janë artikuj që pranohen pa plotësim të standardeve”, tha më tej Ismaili.
“Dhe, më lejoni t’jua rikujtoj se pranimi i donacioneve mjekësore që nuk i plotësojnë standardet e vendosura nga Komisioni për Donacione, e që janë standarde të BE-së, nënkupton shkelje të ligjit”, tha ai.
Kujtojmë se një donacion me rreth 1 milion maska, kishte si destinacion Kosovën në vitin 2018. Mirëpo këto maska nuk arritë në këtë sdestinacion pasiqë sipas Ministrisë së Shëndetësisë, organiziata që t`i binte nuk i plotësonte procedurat.














