Uran Ismaili: Kurti duhet ta luftojë varfërinë e papunësinë, jo t’i kthejë qytetarët kundër njëri-tjetrit
dp

Lexo edheMcKinney viziton Kosovën, theksohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Sipas Ismailit, përçarja politike nuk mbetet vetëm në deklarata publike, por përkthehet në tensione mes njerëzve. Ai tha se Kurti po prodhon emocione negative dhe po i mëson qytetarët të urrejnë ata që mendojnë ndryshe, në vend se ta orientojë energjinë e shoqërisë kundër problemeve reale të vendit.
“Ai gjen dikë që duhet me urrejt. Të mëson me urrejt dikë, po nuk po të mëson me urrejt varfërinë. Nuk po të mëson me urrejt papunësinë. Nuk po të mëson me urrejt degradimin shoqëror”, tha Ismaili.
Në postimin e tij, Ismaili shkroi se Kosova ka nevojë për normalitet, stabilitet dhe një qeveri që merret me jetën e qytetarëve, jo me krijimin e armiqve të rinj. “Kosova ka nevojë për një kryeministër që punon e bashkon, për familje që jetojnë më lehtë dhe për një qeveri që merret me qytetarët, jo me armiq të imagjinuar”, ka shkruar ai.

Lexo edheMcKinney viziton Kosovën, theksohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë