HomeLajmeUran Ismaili: Albin Kurti e varfëroi popullin, e sulmoi UÇK-në dhe i...

Uran Ismaili: Albin Kurti e varfëroi popullin, e sulmoi UÇK-në dhe i përçmoi aleatët, kjo merr fund me 7 qershor

Të ngjajshme

Vjedhje grabitqare në Prishtinë, viktima lëndohet gjatë përballjes me të dyshuarit

Një vjedhje grabitqare ka ndodhur mbrëmjen e së premtes...

Hovenier: Kosova ka të ardhme premtuese, por partnerët duhet të trajtohen si aleatë

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffery Hovenier,deklaroi se nuk është...

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Në kuadër të përgatitjeve para ditës së zgjedhjeve, KQZ-ja...

Diplomohen 80 asistentë për mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta

Një gjeneratë e re asistentësh të arsimit është diplomuar...

Konjufca: Vjosa Osmani u bë temë nga LDK-ja vetëm kur e kuptuan se nuk është zgjedhja jonë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se...

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për deputet, Uran Ismaili, përmes një videoje të ndarë në rrjetet sociale, drejtuar qytetarëve ka thënë se zgjedhjet e 7 qershorit janë ndër më të rëndësishmet prej çlirimit të Kosovës.

Ismaili tha se tri shtyllat mbi të cilat është ndërtuar Kosova, UÇK-ja, populli dhe aleancat ndërkombëtare, janë cenuar nga qeverisja aktuale.

“Udhëheqësit e UÇK-së quhen zullumqarë, populli lihet në varfëri, ndërsa aleatët herë quhen naivë e herë të rrezikshëm”, ka thënë Ismaili.

Sipas tij, Kosova nuk mund të vazhdojë me propagandë, përçarje dhe krizë të përhershme, por ka nevojë për një qeveri që punon për qytetarin.

“Zgjedhjet e 7 qershorit nuk janë vetëm për ta ndryshuar qeverinë. Janë zgjedhje për qytetarët e zakonshëm të këtij vendi, që duan politikanë normalë dhe shtet që punon për ta”, ka thënë ai.

Në fund, Ismaili ka bërë thirrje që më 7 qershor të votohet PDK-ja dhe Bedri Hamza për kryeministër.

“Bashkë e kemi bërë Kosovën, bashkë do ta stopojmë krizën dhe bashkë do ta ndryshojmë Kosovën”, ka thënë Ismaili.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz