Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punime
dp

Lexo edhePesë raste të dhunës në familje raportohen për 24 orë në Kosovë, 4 persona arrestohen

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar qytetarët për mbylljen e përkohshme të një segmenti rrugor në kryeqytet, si pasojë e fillimit të punimeve për instalimin e ndriçimit publik “Smart”.
Sipas njoftimit zyrtar, më 06.06.2026, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, rruga “Fehmi Agani” do të jetë e mbyllur për qarkullim.
“Kërkojmë ndjesë për shqetësimet e përkohshme. Ju lusim për mirëkuptim dhe bashkëpunim, të përdorni rrugë alternative dhe të respektoni sinjalizimin në terren.”, thuhet në njoftim.
Lexo edhePesë raste të dhunës në familje raportohen për 24 orë në Kosovë, 4 persona arrestohen