Uran Ismaili: Albin Kurti e varfëroi popullin, e sulmoi UÇK-në dhe i përçmoi aleatët, kjo merr fund me 7 qershor
dp

Lexo edhe“Barazi ose Revoltë”, mbahet Parada e Krenarisë në Prishtinë

Ismaili tha se tri shtyllat mbi të cilat është ndërtuar Kosova, UÇK-ja, populli dhe aleancat ndërkombëtare, janë cenuar nga qeverisja aktuale.
“Udhëheqësit e UÇK-së quhen zullumqarë, populli lihet në varfëri, ndërsa aleatët herë quhen naivë e herë të rrezikshëm”, ka thënë Ismaili.
Sipas tij, Kosova nuk mund të vazhdojë me propagandë, përçarje dhe krizë të përhershme, por ka nevojë për një qeveri që punon për qytetarin.
“Zgjedhjet e 7 qershorit nuk janë vetëm për ta ndryshuar qeverinë. Janë zgjedhje për qytetarët e zakonshëm të këtij vendi, që duan politikanë normalë dhe shtet që punon për ta”, ka thënë ai.

Lexo edhe“Barazi ose Revoltë”, mbahet Parada e Krenarisë në Prishtinë
Në fund, Ismaili ka bërë thirrje që më 7 qershor të votohet PDK-ja dhe Bedri Hamza për kryeministër.
“Bashkë e kemi bërë Kosovën, bashkë do ta stopojmë krizën dhe bashkë do ta ndryshojmë Kosovën”, ka thënë Ismaili.