back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaShqiptare“Unë duhet të jetoj”, mesazhi prekës i motrës së heroit shqiptar që...

“Unë duhet të jetoj”, mesazhi prekës i motrës së heroit shqiptar që vdiq nga kanceri

Të ngjajshme

Drejtori i Arsimit në Prishtinë reagon pas rastit të dhunës në shkollën “Pavarësia”

Pas incidentit të djeshëm në ShFMU “Pavarësia”, ku një...

Prishtina e Ferizaj përballë mungesës së barnave esenciale

Mungesa e barnave në kujdesin parësor shëndetësor në Prishtinë...

SBASHK i vendos ultimatum autoriteteve: Lirojeni mësuesin shpejt ose përshkallëzim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) ka vendosur ultimatum...

Macron fton udhëheqësit evropianë të rinisin dialogun me Rusinë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se ftoi disa...

Lajmi i ndarjes nga jeta i peshkatarit heroik me origjinë shqiptare Kostas Arvanitis shkaktoi trishtim të thellë në mbarë opinionit grek.

Ai sihte shpëtimtari i dhjetëra jetëve në momentin më kritik të Matisë, kur u përfshi nga zjarri një vit më parë.

Por më e lënduara në këtë histori duket se është e motra, e cila ende e ka të vështirë të pranojë ikjen para kohe të të vëllait.

Këngëtarja, Sophia Arvanitis, përmes një postimi në facebook thotë se e ka të vështirë të pranojë që Kostas nuk është më por duhet të gjejë forcën për të vazhduar përpara.

“Ajo që më lëndon është se personi që adhuroja nuk është më në gjendje ta pranojë adhurimin tim. Unë duhet ta detyroj veten të vazhdoj të jetoj, të shkruaj muzikë dhe tekste, të luaj kitarë, të vështroj detin, duke e ditur që nuk do ta shoh më kurrë”.

Peshkatari shqiptar Kostas Arvanitis u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me kancerin.

Ai u kthye në heroin e Greqisë pasi shpëtoi 70 persona nga zjarri që dogji zona të tëra në Matinë me 23 korrik të 2018-ës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz