back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaSport‘Unë dhe Rashica vijmë nga Vushtrria’ – futbollisti i skuadrës gjermane dëshiron...

‘Unë dhe Rashica vijmë nga Vushtrria’ – futbollisti i skuadrës gjermane dëshiron të luajë për Kosovën

Të ngjajshme

Fitore me fat për Arsenalin, Wolves “ndihmon” me dy autogola

Arsenali ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme ndaj Wolvesit,...

“Djersitet” Arsenali, mezi fiton ndaj Wolvesit

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Wolvesit,...

KQZ nesër nis dërgimin e fletëvotimeve për 58 mijë votues në diasporë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të fillojë dërgimin...

Jo të gjithë mund të kenë dëgjuar për Kamer Krasniqin.

Krasniqi, i cili luan si mesfushor, më parë ka qenë pjesë e grupmoshave U-21 të Kosovës. Ai luan në Ligën e Regjonit Verior, ose siç njihet ndryshe si liga e katërt gjermane, te skuadra Rehden.

Me Kosovën U-21, Krasniqi ka zhvilluar tetë paraqitje në vitin 2017 dhe 2018 në eliminatoret e Kampionatit Evropian, përfshirë këtu edhe në dy ndeshjet ndaj Gjermanisë, shkruan Zëri.info.

Së fundmi, Krasniqi ka shprehur edhe dëshirën e tij për të qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Milot Rashica, njëri prej më të mirëve te Kosova shihet një motivim më tepër për 23-vjeçarin.

Në një intervistë për mediat gjermane, futbollisti ka dhënë edhe detaje mbi njohjen e tij me Rashicën dhe atë midis familjeve.

“I gjithë vendi është krenarë për Kosovën. Këtu pranë në Gjermani kam Rashicën. Prindërit e të cilit në 1988 (babai) dhe 1994 (nëna) erdhën në Gjermani dhe u takuan atje, dikur u takuan në Kosovë”, tha fillimisht Krasniqi.

“Rashica pati një kurs trajnimi me ekipin A, ndërsa unë me U21. Ne të dy i kemi rrënjët tona në qytetin e Vushtrrisë. Miloti u rrit atje me kushërinjtë e mi”, ka thënë Kamer Krasniqi në mes të tjerash./Zëri.info

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz