back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaBotëUkrainasi ngacmon ushtarët rusë pasi tanket u mbetën në rrugë pa naftë:...

Ukrainasi ngacmon ushtarët rusë pasi tanket u mbetën në rrugë pa naftë: ‘A iu ndihmojmë të ktheheni në Rusi?

Të ngjajshme

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i pranishëm në Knesset derisa Edi Rama mban fjalim

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është duke...

Osmani porosit të mos harrohet Holokausti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare...

Ky është momenti kur një shofer ukrainas i pyet me tallje pushtuesit nëse kanë nevojë për një ‘tërheqje për në Rusi’, pasi panë tankun e tyre të prishur në një rrugë për në Kiev.

Klipi, i shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, tregon një takim mes një grupi ukrainasësh dhe rusësh, të cilët thuhet se janë bllokuar në anë të një rruge jashtë kryeqytetit ukrainas.

Pamjet nisin me shoferin që ngadalëson shpejtësinë deri në një ndalesë teksa i afrohet tankut rus, i cili ka ngecur në rrugë dhe pret naftë.

Motoristi ukrainas me shaka iu ofron trupave rusë t’i tërheq, duke shkaktuar të qeshura nga të pranishmit.

Motoristi pyet me tallje: ‘A të duhet një tërheqje në Rusi?’.

“Ju po shkoni në Kiev. Askush nuk e di se ku janë apo ku po shkojnë, – thotë shoferi, para se të shtojë: “Deri tani pala jonë po ecën më mirë.’’

Të Fundit

Sport

ShowBiz