BallinaSportUEFA mund ta pezulloj Shqipërinë

UEFA mund ta pezulloj Shqipërinë

Të ngjajshme

Me në fund bindet Trabzonspori, vendos të paguajë 8.5 milionë euro për Muçin

Trabzonspori ka arritur marrëveshje me Beşiktaşin për transferimin përfundimtar...

Inter e konfirmon agjendën për festimet e Scudettos dhe Kupës

Interi ka konfirmuar se do të mbajë një festë...

Moti për të dielën

Meteorologët parashikojnë mot kryesisht të vranët me intervale me...

Abdixhiku ndan video nga takimi me strukturat në Ferizaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Evropa nis negociatat me Iranin për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

Televizioni shtetëror iranian ka deklaruar se disa vende evropiane...

Gara për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit duket se nuk ka mbaruar.

Krahas tensionit që shoqëroi vigjiljen e fushatës, edhe post-zgjedhjet po shoqërohen me tension dhe palët garuese në antitezë të njëra-tjetrës.

Nga njëra anë është deputeti i maxhorancës, Erjon Braçe, që ka bërë kërkesë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve që të veprojnë.

Kjo e fundit, ka bërë kërkesë në FSHF për kontroll për veprimtarinë e dekadës së fundit. Nga ana tjetër është e vendosur FSHF-ja, e cila menjëherë ka reaguar institucionalisht duke raportuar në UEFA veprimet e kryera.

ÇFARË PRITET TË NDODHË?

Kërkesa e bërë nga Tatimet në FSHF është lexuar dhe përkthyer si ndërhyrje e maxhorancës. Edhe në qëndrimin zyrtar të mbajtur në faqen zyrtare shkruhet se e gjithë kjo ka prapavijë politike. “FSHF do të reagojë në mënyrë ligjore ndaj kësaj kërkese të paligjshme dhe garanton opinionin publik se kurdoherë ka respektuar detyrimet fiskale, në përputhje të plotë me ligjet në fuqi të shtetit shqiptar”, citohet në qëndrimin e institucionit të futbollit në vend.

E gjithë kjo shpjegon në një- farë mënyre se, më së paku, nuk do të ketë bashkëpunim të FSHFsë për kontrollin e kërkuar. Raportimi në UEFA do të bëjë këtë të fundit që të ketë edhe “arbitrin” final, raporton Panorama.

Në rast se institucioni i futbollit në vend do të bëjë rezistencë, atëherë do të shihet se cili do të jetë hapi i radhës për instancat shtetërore. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kërkuar bashkëpunim nga FSHF, por, në rast të kundërt, nënkuptohet përshkallëzimi i kërkesës duke hyrë në veprim për të marrë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që është kërkuar. Duke pasur dy palë të kundërta, për “arbitrin” që në këtë rast është njoftuar për “ndeshjen”, do duhet të ketë një qëndrim.

Në rast se UEFA do të konsiderojë se kjo është ndërhyrje e politikës mbi Federatën Shqiptare të Futbollit, atëherë Shqipëria rrezikon pezullim. Varianti tjetër është që institucioni europian i futbollit ta konsiderojë si çështje të brendshme mes shtetit dhe ligjeve shqiptare me të gjithë ata që kanë veprimtari në vendin tonë, në këtë rast OJF përballë shtetit. Atëherë, beteja do të jetë tërësisht mes dy palëve të kundërta: OJF përballë shtetit dhe veprimtarisë ligjore të tij. /Insporti.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz