back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeUdhëzim Administrativ për Mbikëqyrësit e Zonave të Mbrojtura

Udhëzim Administrativ për Mbikëqyrësit e Zonave të Mbrojtura

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Mbikëqyrësit e Zonave të Mbrojtura në Kosovë, nga sot, do t’i nënshtrohen provimit profesional për të fituar të drejtën e ushtrimit të detyrave të punës së tyre. Kjo çështje është rregulluar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përmes një Udhëzimi Administrativ për Përmbajtjen dhe Mënyrën e Dhënies së Provimit Profesional për Mbikëqyrësit e Zonave të Mbrojtura e që është nënshkruar nga u. d ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi.

Ky Udhëzim Administrativ sipas u. d ministrit Matoshi, ka për qëllim të rregullojë mënyrën më efikase të menaxhimit me zonat e mbrojtura dhe ngritjen e kapaciteteve të stafit të këtyre zonave të mbrojtura.

  1. d ministrit Matoshi, ka treguar se ky udhëzim do të ndikojë në kompletimin e infrastrukturës ligjore për mbrojtjen e natyrës dhe do të jetë bazë për parandalimin dhe zbutjen e ndikimeve negative në zonat e mbrojturasi dhe ruajtjen e larmisë biologjike dhe peizazhore dhe mbrojtjen e vlerave të natyrës.

Udhëzimi Administrativ, është nënshkruar duke u bazuar në standardet e Bashkimit Evropian dhe është plotësisht në harmoni me konventat, direktivat dhe marrëveshjet nga lëmia e mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit, ndërsa teksti është hartuar sipas sistemit juridik të Republikës së Kosovës me një koncept të lehtë për zbatim.

Udhëzimi Administrativ përbëhet prej gjithsej 12 neneve dhe përmban shtojca përcjellëse si: temat profesionale për nënshtrim e provimit profesional, aplikacion për nënshtrim të provimit profesional për mbikëqyrës dhe certifikata mbi dhënien e provimit profesional të mbikëqyrësit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz