BallinaLajmeKosovëUdhëheqës lokalë të Nismës, AAK-së dhe PD-së i bashkohen Kadri Veselit në...

Udhëheqës lokalë të Nismës, AAK-së dhe PD-së i bashkohen Kadri Veselit në PDK

Të ngjajshme

“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Gruda thotë se është lojë politike

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se PDK nuk...

Casemiro shënon me kokë, i jep epërsinë Unitedit

Manchester Unitedi ka shënuar golin e epërsisë ndaj Brentfordit. Është...

FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026

FIFA ka arritur një marrëveshje për një ndryshim të...

Mainoo pritet të vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin

Kobbie Mainoo do të nënshkruajë më në fund kontratën...

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka pranuar në PDK aktivistë të subjekteve politike të AAK-së, Nismës dhe PD-së.

Përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli është shprehur mirënjohës ndaj të gjithë atyre, siç ka thënë ai, që edhe pse më parë kanë përkrahur parti të tjera tash i janë bashkuar luftës së tij kundër korrupsionit.

 

 

Të sapo anëtarësuarit në PDK janë Teuta Aruçi-Shartarit dhe Basri Menxhiqit, asamblistë të AAK-së në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, Xhavid Mahollit, ish-kryetar i PD-së në Lipjan, si dhe Sadik Sallaukës, Urim Krasniqit dhe Asllan Shalës, anëtarë të kryesisë dhe themelues të Nismës në Prizren.

“Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm një nismë imja dhe e PDK-së, por domosdoshmëri e kohës dhe interes i gjithë qytetarëve. Prandaj u jam mirënjohës të gjithë atyre, që edhe pse më parë kanë përkrahur parti të tjera, tash i janë bashkuar kësaj lufte. Vetëm duke mposhtur korrupsionin dhe nepotizmin do të mund të ndërtojmë një të ardhme të lumtur për rininë në Kosovë.

Mirëseardhje në partinë tonë sot i urova Teuta Aruçi-Shartarit dhe Basri Menxhiqit, asamblistë të AAK-së në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, Xhavid Mahollit, ish-kryetar i PD-së në Lipjan, si dhe Sadik Sallaukës, Urim Krasniqit dhe Asllan Shalës, anëtarë të kryesisë dhe themelues të Nismës në Prizren.

Së bashku do ia dalim ta çojmë PDK-në drejt fitores, sepse kur fiton PDK-ja fiton Kosova!”, ka shkruar Veseli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz