Uashingtoni paralajmëron Damaskun dhe Moskën kundër bombardimeve në Alep
03

Lexo edheJa gjeniu që i dha fitoren Donald Trumpit (FOTO LAJM)

Këshilltarja amerikane për mbrojtjen kombëtare, Susan Rice, dënoi sot bombardimet e tmerrshme që shënjestruan disa spitale në lagjet rebele të qytetit sirian të Alepos, duke paralajmëruar Damaskun dhe Moskën kundër pasojave të veprimeve të tilla.
“SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet e tmershme kundër instalimeve mjekësore dhe punonjësve humanitarë”, deklaroi Rice.
“Nuk ka falje për këto veprime të tmerrshme”, theksoi ajo.
Lexo edheJa gjeniu që i dha fitoren Donald Trumpit (FOTO LAJM)
“Regjimi sirian dhe aleatët e tij, me Rusinë në veçanti, janë përgjegjës për pasojat e menjëhershme dhe afatgjatë të veprimeve të tilla”, vazhdoi këshilltarja amerikane për mbrojtjen kombëtare. /ata/